• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas operacioneve plastike, Cardi B shfaqet provokuese në koncertin e radhës

Cardi B ka nisur një tur koncertesh prej muajsh, por disa prej tyre u anulluan pak javë më parë, pasi reperja e njohur pati probleme serioze me shëndetin. Sipas raportimeve nga mediat, Cardi B ju nënshtrua dy ndërhyrjeve, një për gjoksin dhe ‘liposuction’, të cilat i sollën komplikacione të shumta dhe e detyruan të braktisë skenën për disa ditë. Megjithatë reperja u rikthye fuqishëm me koncertin e së dielës në New Jersey.

Ajo ishte veshur në mënyrë provokuese dhe lëvizjet e saj në skenë nuk i shpëtuan kamerave dhe mediave. Dukshëm viheshin re edhe ndryshimet që Cardi B kishte pësuar pas ndërhyrjeve.

Sigurisht, kjo shfaqje e saj nuk kaloi pa vëmendje dhe fansat kanë nisur të flasin, por komentet nuk janë aspak pozitive. /revistawho.com