• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas një viti të ndarë, Kourtney Kardashian rikthehet sërish me Younes Bendjima

Pas një viti të ndarë, duket se Kourtney ka vendosur të rikthehet sërish me ish-të dashurin e saj, Younes Bendjima. Së fundmi, ‘Daily Mail’ ka publikuar disa foto ekskluzive të Kourtney-it dhe Younes të kapur dorë për dore në Los Angeles. Dyshja zgjodhën të drekonin së bashku dhe më pas të vizitonin një galeri artesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kourtney është parë mjaft e lumtur krah partnerit të saj aktual, megjithatë kujtojmë se dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre një vit më parë për shkak të tradhëtisë së Younes.

Mesa duket çdo gjë ka mbetur pas në të shkuarën dhe tashmë çifti po shijon kohën maksimale pranë njëri-tjetrit./revistawho.com