• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas një sërë spekulimesh në rrjet, Çiljeta publikon foton më të bukur krah Albanit këtë fundvit

 

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Çiljeta Xhilaga ka qenë shpeshherë e komentuar rreth jetës së saj private dhe një lidhjeje të mundshme me portierin e skuadrës kombëtare, Alban Hoxha. Ndonëse spekulimet kanë qenë të shumta dhe dyshja është fotografuar në vende të ndryshme bashkë, ata nuk kanë pranuar asnjë gjë rreth raportit të tyre publikisht.
Megjithatë pak minuta më parë, ka qenë Çiljeta ajo e cila ka publikuar një foto duke drekuar pranë Albanit. Shoqëruar me disa emoji lutjesh dhe zemrash, Xhilaga i ka dhënë kështu fund të gjitha komenteve rreth lidhjes së saj me Hoxhën.
Me siguri në ditët në vazhdim, këngëtarja do të zgjedhë të tregojë më shumë rreth këtij raporti kaq të komentuar dhe të përfolur në mediat rozë./revistawho.com