Ditën e sotme regjisori i njohur i kinematografisë shqiptare Gjergj Xhuvani është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Është mësuar se ai ka ndërruar jetë në një spital në Romë, sepse vuante nga një sëmundje e rëndë. Kjo është një humbje e madhe për artin shqiptar, sepse Xhuvani ka realizuar një sërë filmash mjaft të suksesshëm pas viteve 1990. Filmi i parë i tij ishte “Bardhë e Zi” dhe ndër vite ai ka realizuar shumë të tjerë si “I dashur armik”, “Lindje, perëndim lindje”, “Në kërkim të kujt’. Xhuvani la në mes ëndrrën për të shijuar suksesin e filmit më ri “Liqeni im”, premiera e të cilit pritej të mbahej gjatë këtij viti. Gjergj Xhuvani ishte i martuar prej vitesh me aktoren e mirënjohur Luiza Xhuvani. /revistawho.com