• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Lajme

Pas një dueti ‘live’ në emision, aktori në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare?

Prej vitesh tashmë, Visjan Ukcenaj bën pjesë në kastin e aktorëve të programit të humorit ‘Duplex’. Së fundmi, ai u shfaq edhe si këngëtar me projektin e tij të parë me titull “S’ka si ti”. Mesa duket, aktori nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Ditën e sotme, ka publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një video të vjetër, ku shfaqet dukë bërë një ‘duet’ me Kidën, në rolin e Laçjanit. “Duet Bosash. Ps: O Kida, ta bëjmë ‘remake’ këtë këngën?”, ka shkruar aktori, duke e ftuar kështu këngëtaren publikisht në një duet, tashmë real. Videoja ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit e Visjanit dhe nuk i kanë kursyer komentet e tyre, ndërsa nga Kida nuk ka pasur ende asnjë reagim. A do të ketë këngëtarja një përgjigje publike për aktorin? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim./revistawho.com