• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas nisjes së ‘Shiko Kush Luan’, Luana Vjollca paralajmëron një tjetër projekt të rëndësishëm

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka treguar së fundmi për të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri. Ajo ka ndarë një video teksa shfaqet duke u përgatitur, ku duket e kuruar deri në detaje e veshur me një fustan të zi. “Së shpejti, për herë të parë. Kush e gjen çfarë?”, ka shkruar Vjollca krah postit më të fundit në ‘Instagram’ ku nuk kanë munguar komentet pozitive nga të gjithë fansat. Nuk dihet ende se për çfarë bëhet fjalë, por vetëm disa ditë më parë Luana ndahu disa video në ‘Instastory’ ku ndodhej në një atelie. Me anë të atyre pamjeve Vjollca paralajmëroi se shumë shpejt do të sillte një brand të ri në emrin e saj.

Pas këtyre videove me siguri, ndjekësit e Luanës janë kuriozë edhe më shumë për atë çfarë do të sjellë moderatorja./revistawho.com

View this post on Instagram

Soon.. per here te pare! 🔥 Kush e gjen cfare ???

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on