• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas ndarjes së Miley dhe Liam, zbulohet kush ishte personi që kërkoi t’i jepte fund

Siç u bë e ditur nga mediat e huaja, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund lidhjes së tyre pas 8 muajsh martesë. Këngëtarja u pa duke u puthur në një jaht me ish-të dashurën e Brody Jenner dhe aty ishte momenti ku spekulimet u konfirmuan, madje me një reagim nga vetë Miley. Sipas ‘UsWeekly’, Liam dhe Miley ishin prej muajsh të ndarë dhe ajo që e kishte kërkuar këtë ishte pikërisht Miley. Këtu marrin kuptim deklaratat e ‘vuajtura’ të aktorit. Ndërkohë që ky i fundit nuk po kalon një kohë të mirë pas ndarjes, Miley po shijon çdo moment të pushimeve. Në të njëjtën kohë ka zbuluar se po punon për projekte të reja muzikore, me siguri inspiruar nga situata e momentit./revistawho.com