• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ndarjes nga Travis Scott, Kylie Jenner merr hapur një ngacmim nga ish-i dashuri i saj

Ndarja e miliarderes së njohur, Kylie Jenner nga partneri i saj, Travis Scott i habiti jo pak ndjekësit e saj në mbarë botën. Në rrjet qarkulluan spekulime të ndryshme që lidheshin me këtë vendim, duke fajësuar në disa prej tyre kërkesat e shumta të 22-vjeçares ose tradhtinë e supozuar nga reperi.

Pavarësisht kësaj, duket se gjërat kanë vazhduar të ecin për Jenner, e cila ka ndarë një foto pak ditë më parë në ‘Instagram’ ku shfaqej mjaft tërheqëse. Ajo çfarë i ka çuditur të gjithë ka qenë fakti se ish-i dashuri i saj, Tyga vendosi t’i bëjë ‘like’. Ky moment nuk kaloi pa u kapur në kohë nga fansat të cilët menduan se në një të ardhme mund të ketë të reja nga raporti i tyre.

Pavarësisht komenteve të shumta, Kylie vendosi të mos reagojë në llogaritë në rrjetet sociale në asnjë lloj forme./revistawho.com

CLOSE
CLOSE