• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ndarjes nga Nora Istrefi, zbulohet lidhja e re e Robert Berishës me vajzën nga Burreli

Vetëm pak ditë më parë Robert Berisha pranoi publikisht ndarjen nga Nora Istrefi. Përmes disa fotove familjare me Norën dhe Renee, Roberti deklaroi se nuk kishte më dashuri mes tij dhe Istrefit. Pavarësisht se ndarja erdhi papritur, duket se Roberti ka ecur përpara me jetën e tij. Ditën e sotme “Prive” raportoi se Berisha kishte nisur një lidhje të re me një vajzë dhe se bashkë me të po pushonte në Turqi.

Ndërsa gazeta “Blic” ka arritur të zbulojë identitetin e plotë të vajzës në fjalë. Burime të gazetës kanë treguar se Roberti ka një vit i lidhur me të dhe ajo quhet Jessica Kadiu. Kjo e fundit jeton prej vitesh në New York, por me origjinë është nga Burreli.

Për më tepër ajo ka publikuar në rrjete sociale edhe disa foto nga hoteli luksoz, ku mendohet se po pushon së bashku me Robertin.

Vetë këngëtari i njohur nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë lajm, ndaj pritet që së shpejti vetë Roberti të zbulojë nëse thashethemet janë apo jo të vërteta. /revistawho.com