• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ndarjes nga Liam Hemsworth, Miley nis bashkëjetesën me Kaitlynn Carter

 

Më datë 11 gusht MIley dhe Liam Hemsworth u divorcuan zyrtarisht dhe prej atij momenti këngëtarja filloi një marrëdhënie me Kaitlynn Carter. Tashmë raporti mes tyre po bëhet gjithnjë e më tepër serioze pasi ato bashkëjetojnë me njëra-tjetrën. Këtë lajm e ka zbuluar një burim për ‘People’ dhe ka shtuar se dy vajzat janë shumë të lumtura dhe se ato nuk kanë thjesht një marrëdhënie romantike, por edhe miqësore. Zyrtarizimi i kësaj marrëdhënie ishte ajo çfarë e detyroi Liam të divorcohej pasi ai ende shpresonte që do të bashkohej me Miley. Kujtojmë se së fundmi Miley dhe Kaitlynn u panë teksa drekonin së bashku me mamanë e Miley./revistawho.com