• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ndarjes nga i fejuari, Paris Hilton shfaqet më e lumtur se kurrë

Paris Hilton dhe i fejuari i saj Chris Zylka u ndanë pak javë më parë dhe lajmi bëri xhiron e botës pasi dy të rinjtë ishin në prag të dasmës së tyre. Për herë të parë që nga ndarja, Hilton ka dhënë një deklaratë për ‘Hollywood Life’. Ajo u shpreh se është shumë e lumtur dhe së fundmi ka patur shumë angazhime profesionale, por më në fund ka gjetur edhe pak kohë për familjen e saj.

Bukuroshja e ekranit siç duket i ka dhënë drejtimin e duhur jetës së saj pas ndarjes dhe nuk po vuan aspak për të. Më herët në media ka qarkulluar lajmi se ndarjen e ka kërkuar vetë Paris. Nga ana tjetër me aktorin e njohur Chris Zylka nuk dihet çfarë po ndodh, pasi nga ai nuk ka asnjë deklaratë mbi ndarjen./revistawho.com