• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ndarjes nga Dua Lipa, Isaac Carew në një lidhje të re me modelen angleze

Ndarja nga e këngëtares shqiptare, Dua Lipa nga ish-i dashuri i saj Isaac Carew dhe lidhja e menjëhershme me Anwar Hadid, i çuditi jo pak ndjekësit e yllit ndërkombëtar. Fill pas këtij momenti Dua nisi të publikojë momente të ndryshme krah partnerit aktual, me të cilin po kalon shumicën e kohës dhe shumë shpejt pritet të zhvendoset në New York për të jetuar atje. Ndërsa Isaac duket se ka mundur ta kalojë ndarjen nga Dua, pasi momentalisht është duke u marrë me disa libra gatimesh, por jo vetëm. Carew është në një lidhje me modelen nga Anglia, Florence Korsky. Edhe pse Isaac ka bërë postime më diskrete, në një foto shihet vetëm dora e modeles, Florence nga ana tjetër ka postuar foto me Isaac në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’./revistawho.com