• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ndarjes nga Dona, Musa prezanton të dashurën e re

Musa dhe Dona ishin një çiftet më të pëlqyer që u krijuan në edisionin e fundit të  “Big Brother”. Ata dhuruan skena romantike e shumë puthje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke na paraqitur një dyshe të qetë që dukej se do të kishte një marrëdhënie të konsoliduar. Por jo! Musa dhe Dona u ndanë pak kohë pas përfundimit të spektaklit. Madje menjëherë pasi dolën nga ‘reality show’ Musa u largua për në Itali dhe vazhdoi jetën aty ku e kishte lënë. Madje ai duket se ka nisur edhe një marrëdhënie të re. Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në ‘Instagram’ ai na prezanton të dashurën e re, e cila është një bionde shumë tërheqëse. Pa zbuluar shumë detaje rreh saj, Musa dhe vajza në foto, shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit.
Në mbishkrimin e fotos ai shkruan “Lady”.
ish-banori është përfolur prej kohësh për një lidhje të re, por tani ka vendosur që at bëjë publik imazhin e vajzës që ka në krah./revistawho.com