• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas ndarjes, Blac Chyna flet për marrëdhënien e saj me Rob Kardashian dhe Kylie Jenner

Lidhja e Blac Chyna me Rob Kardashian ka qenë me shumë drama. Përveç ndarjes së bujshme, kishte drama edhe midis lidhjes së saj me Kylie Jenner, për shkak të ish-partnerit të Chyna-s, Tyga, i cili ishte prej kohësh i lidhur me Kylie-n. Së fundmi, e ftuar në ‘Wendy Williams Show’, Blac ka treguar se marrëdhënia e saj me familjen Kardashian-Jenner është rregulluar që prej kohës kur ajo ishte pjesë e saj. “Shpresoj që të jemi mirë”, është shprehur ajo. Ajo gjithashtu tregoi se lidhja e saj me Rob kishte filluar nga një shkëndijë dhe për të, Rob ka qenë një i dashur më i mirë se ish-i i saj, Tyga. Kujtojmë se Rob dhe Chyna kanë një vajzë me emrin Dream, por pavarësisht kësaj, duket se dyshja nuk do të rikthehet më bashkë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE