• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas mesazheve të tradhtisë, ja si është marrëdhënia e Rezart Veleshnjës me partneren e tij

Pak ditë më parë në media bëri bujë një lajm ku thuhej se aktori i njohur i “Portokalli”, Rezart Veleshnja, ishte ndarë nga partnerja e tij. Në ‘Instagramin’ e aktorit u publikuan disa mesazhe ku Rezarti e ofendonte rëndë të dashurën e tij, pasi ajo e kishte tradhtuar.

Disa orë pas publikimit të këtyre mesazheve aktori sqaroi për publikun se ato nuk i kishte shkruar ai, por nje person tjetër që i kishte vjedhur ‘Instagram-in’. Situata e pakëndshme e kishte shqetësuar shumë aktorin, por duket se kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien e tij me partneren. Së fundmi Rezarti ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku tregon se e dashura e tij i ka dërguar disa mesazhe dhe mbi foto ai shkruan “Të dua”.

Aktori ka preferuar që lidhjen e tij ta mbajë larg vëmendjes mediatike duke mos zbuluar asnjë detaj për të dashurën e tij.