• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas martesës nuk ka kufizime, Jonida dhe Besniku vazhdojnë ta shijojnë jetën po njësoj

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi gati 1 muaj më parë kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre dhe dasma e dyshes u cilësua si një nga më modernet. Përveç çiftit, edhe të ftuarit e shijuan në maksimum çdo moment, duke u ndjerë të lirshëm për të kërcyer dhe festuar. Pas dasmës Jonida dhe Besniku kaluan disa ditë në muaj mjalti, por duket se dhe pas martesës jeta e tyre bashkëshortore nuk i ka kufizuar në asgjë. Vokshin e kemi parë shpesh në shoqërinë e mikeshave të saj të ngushta dhe duket se dhe Besniku vazhdon të dalë e të shijojë disa orë me shokët e tij. Ditën e sotme ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet duke drekuar me një mik dhe përkrah saj ka shkruar: “Faton Isufi dhe unë kemi vendosur ta kalojmë ditën bashkë! Jo pa arsye! Foton e ka bërë pronari i lokalit krejt rastësisht. Meqë ra fjala Jonida Vokshi kështu është kjo punë… ti me shoqe, unë me shok!”.

Sigurisht që kjo është e gjitha në kuadrin e shakasë, sepse tashmë Jonida dhe Besniku jetojnë bashkë dhe pjesën më të madhe të kohës ja dedikojnë njëri-tjetrit. /revistawho.com