Karl Lagerfeld, një nga stilistët më të njohur në botë dhe ikonë e modës ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, Karl ka luftuar prej javësh me një sëmundje që tashmë i ka marrë jetën.
Drejtori kreativ dhe figura më e rëndësishme e ‘Chanel’ nuk mundi t’i rezistojë dhimbjeve. Dyshimet për probleme serioze në shëndet lindën pas sfilatës së fundit të markës së njohur në të gjithë botën, ku Karl nuk ishte i pranishëm. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që stilisti ka munguar në një shfaqje të ‘Chanel’. Ai ka udhëhequr shtëpinë e famshme të modës për më shumë se 3 dekada dhe ka shënuar emrin me shkronja të arta në historinë e modës në botë./revistawho.com