• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas lindjes së Meghan Markle, flet për herë të parë Princi Harry: Jam ekstremisht i lumtur

Ditën e sotme Princi Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër për herë të parë. Dukesha e Sussex solli në jetë një djalë dhe menjëherë pas lindjes Harry dha një deklaratë për mediat. Princi u shfaq shumë i lumtur dhe tregoi se ishte krenar për bashkëshorten e tij. “Nëna dhe fëmija janë shumë mirë. Kjo ka qenë një nga eksperiencat më të mrekullueshme që mund të imagjinoja. Ajo çfarë bën çdo grua është e pakrahasueshme. Ne jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës për dashurinë dhe suportin që kemi marrë nga të gjithë. Ka qenë e mrekullueshme”, u shpreh Harry.

Ai shtoi se kjo është hera e parë që ka marrë pjesë në një lindje dhe tregoi se ndjehet ekstremisht i lumtur për vogëlushin. Princi tha se janë ende duke menduar për emrin e djalit dhe se pas dy ditësh do shfaqen si familje dhe të gjithë do kenë mundësinë të shikojnë fëmijën. Kujtojmë se Harry dhe Meghan u martuan në maj të 2018 dhe për pak ditë do festojnë përvjetorin e parë. /revistawho.com