• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas lidhjes me Kenneth Petty, Nicki Minaj merr këtë vendim në llogarinë e saj në ‘Twitter’

Reperja e njohur, Nicki Minaj, ka vendosur që në prag të martesës së saj me Kenneth Petty, të ndryshojë emrin e llogarive në rrjetet sociale. 36-vjeçarja vendosi që adresën e saj në ‘Twitter’ ta ndryshojë në ‘Mrs.Petty’, duke bërë kështu që të komentohet gjerësisht nga të gjithë fansat e saj.

Të shumë kanë qenë ndjekësit e Nicki-it të cilët kanë nisur të shkruajnë rreth këtij ndryshimi, duke i kërkuar të tjerëve ta pranojnë këtë ndryshim të statusit të Minaj.

Pavarësisht se reagimet e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet, reperja ka zgjedhur të mos reagojë në asnjë lloj forme. Lidhja e Minaj me Kenneth Petty u konfirmua disa muaj më parë në llogarinë në ‘Instagram’ dhe fill pas këtij momenti ajo pranoi se ishte shumë e dashuruar dhe gati për të celebruar në një martesë këtë ndjenjë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE