• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas largimit nga televizioni, Albana Osmani zbulon nëse ka plane për t’u rikthyer

Albana Osmani ka qenë ndër vite një nga moderatoret më sipmatike të ekranit të “Top Channel”. Pak kohë më parë ajo vendosi të tërhiqej dhe tashmë është e fokusuar vetëm tek fondacioni i saj “Ti je një luledielli”. Por duket se fansat kanë kuriozitet të dinë më shumë për të. Të shumtë janë ata që dëshirojnë ta shohin sërish në ekran. Pyetjes nëse ka në plan të rikthehet, Albana i është përgjigjur pozitivisht, edhe pse mendon se bota online tashmë është më superiore ndaj televizionit. “Televizioni sot në mendësinë time është i shkarkuar nga vëmendja në rang global, pasi bota online ka shpërthyer në një progres të pabesueshëm. Televizioni sërish mbetet dashuri dhe pasion për mua. Kam plane”, shkruan ajo, pa zbuluar asgjë më shumë. Nuk dihet nëse Albana do i qëndrojë ‘besnike’ dashurisë për televizionin apo nëse do të rikthehet me një emision në botën online.