• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas largimit nga “On Records”, Kida zbulon surprizën e parë për fansat e saj

Në janar të këtij viti Kida përfundoi kontratën me labelin “On Records” dhe vendosi të dilte në treg si artiste e pavarur. Ndryshe nga pjesa tjetër e këngëtarëve që largohen me sherre, Kida u nda shumë mirë me bashkëpunuesit e saj. Pas këtij largimi ajo krijoi edhe një llogari nën emrin e saj në “Youtube” ku do të publikojë të gjitha videoklipet. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe Kida nuk ka qenë aktive në muzikë duket se ajo ka punuar fort për rikthimin e saj. Ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar një surprizë të madhe për gjithë fansat, që po presin me padurim publikimin e një kënge të re. Kida ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me reperin e mirënjohur, Lyrical Son. Ajo ka zbuluar se kënga do titullohet “Déjà Vu”, por nuk ka treguar se në çfarë date do të publikohet.

Duke qenë se çdo këngë e Kidës dhe e Lyrical Son priten mirë, me siguri dhe ky bashkëpunim do rezultojë i suksesshëm. Kujtojmë se kënga e fundit e Kidës ka qenë “Ka je”, e cila u hodh në treg në dhjetor të 2018-tës. /revistawho.com