• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas largimit nga “On Records”, Kida nën menaxhimin e një personazhi mjaft të njohur

Disa kohë më parë, Kida u largua nga menaxhimi i kompanisë “On Records”. Pas shumë vitesh, Kida kishte vendosur të ishte një artiste e pavarur. Megjithatë duket se ajo ka ndryshuar sërish mendje. Agjenti i “Thumb On” ka zbuluar se Kida e ka gjetur tashmë një menaxher të ri.

Menaxheri i saj do të jetë Faton Shoshi, i cili është një emër tepër i njohur për publikun shqiptar. Ai ka patur në menaxhim për një kohë të gjatë Ledri Vulën, me të cilin i shkēputi marrëdhëniet profesionale pak kohë më parë. Kujtojmë se shumë shpejt Ledri dhe Kida do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.