• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas lajmit që u bë nënë, Linda Halimi publikon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja e njohur Linda Halimi dhe partneri i saj Davon Edwards, u bënë prindër për herë të parë. Lajmi erdhi surprizë për të gjithë, pasi Linda nuk kishte publikuar asnjë foto nga e cila mund të lindnin dyshime për një shtatzëni. Ishte Davon ai që publikoi një foto me vogëlushen e sapolindur në ‘Facebook’, duke shkruar: “Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se vogëlushja jonë e parë erdhi në jetë. Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi presim ta sjellim në shtëpi së shpejti! Partnerja ime ka pasur një shtatzëni shumë të shëndetshme dhe lindje të lehtë. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja! Ju dua, djali juaj D, Lindita, Kaimana”. Pas këtij lajmi, Linda ka vendosur që të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj disa foto të bëra gjatë shtatzënisë, ku duket me barkun e rrumbullakosur dhe e kombinuar e gjitha me veshje në ngjyrën rozë. Në foto është i pranishëm dhe partneri i saj, Davon./revistawho.com

CLOSE
CLOSE