• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas kritikave të shumta, bloggerja shqiptare jep një mesazh të fuqishëm për të gjitha gratë

Estela Ujka është një ndër ‘fashion blogger’ më të njohura në vend dhe për shkak të punës së saj i duhet të udhëtojë shpesh në vende të ndryshme të botës. Së fundmi Estela ka qenë së bashku me disa ‘bloggere’ të tjera në ishullin e Mauritius. Ajo qëndroi atje për disa ditë me radhë dhe publikoi fotografi të shumta nga ishulli. Postimet e ‘bloggeres’ janë mjaft të komentuara dhe shpesh Estela kritikohet për qëndrimet në foto apo veprimet e saj, por ajo ka ditur gjithmonë si të kthejë përgjigje. Në të shumtën e rasteve janë vajzat apo gratë ato që i thonë se nuk duhet të shfaqet me bikini, duke qenë se është nënë e tre vajzave.

Këto komente jo vetëm që nuk e kanë ndalur Estelën, por sot ajo ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithëve me një postim në ‘Instagram’. Ajo ka publikuar një foto nga Mauritius në të cilën shfaqet e veshur me trupore dhe përmes saj ka dhënë një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë.

“Këtë status po e bëj në shqip për respekt të kulturave të tjera që morën pjesë në eventin #mynaturalbreak. Në fund të ditës disa gjëra të mira ka dhe Shqipëria jonë e vogël. Femrat mund të pijnë alkool mund të pozojnë me bikini mund të bëjnë gjërat që pëlqejnë në jetë pa ju dhënë llogari të tjerëve. Ka ende vende në botë që shkojnë në burg nëse postojnë diçka të tille ndaj në një lloj mënyre ne jemi të lirë të bëjmë zgjedhjet tona dhe po unë i dua të pasmet e mia të shëndosha”, ka shkruar Estela duke ju përgjigjur njëherë e mirë komenteve negative. Kohët e fundit është vënë re një përpjekje nga të gjithë personazhet e njohur, për të sensibilizuar vajzat të pranojnë dhe duan veten në çdo lloj forme. /revistawho.com