• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas koncertit në Itali, Rita Ora feston nën ritmet e këngës së Gjikos

Pasi pëfundoi turneun e saj në Azi, prej pak ditësh Rita Ora ka nisur të performojë edhe në vendet europiane. Ajo e nisi turin e saj në Norvegji dhe së fundmi ka qenë në Itali. Këngëtarja ka performuar disa nga këngët e saj më të njohura në Milano dhe ka treguar se është kënaqur shumë me publikun italian. Pas koncertit Rita është mbledhur për të festuar me miqtë e saj dhe siç duket këtë herë ka zgjedhur muzikën shqiptare për të kërcyer. Një faqe e fansave të saj ka publikuar një video, në të cilën Rita shihet duke kërcyer me një mikun e saj nën ritmet e këngës “Si Bugatti” të Gjikos dhe Skerdit.

Siç shihet nga videoja artistja me origjinë shqiptare e ka shijuar shumë festën me këngën shqiptare. Verën e vitit që lamë pas “Si Bugatti” ishte një ndër këngët më të degjuara dhe suksesin e saj sapo e aprovoi edhe Rita. /revistawho.com