• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas komenteve të shumta në rrjet, reagon ish-i dashuri i Kaitlynn: Ajo është një njeri i mrekullueshëm

Ish-i dashuri i Kaitlynn Carter, Brody Jenner ka reaguar ditën e sotme me anë të një shkrimi të gjatë në ‘Instagram’. Aty ai ka mbështetur ish-partneren e tij dhe i ka kërkuar të gjithë ndjekësve të ndalojnë së komentuari negativisht rreth situatës me Miley Cyrus.
“Kam parë shumë negativitet ndaj personit që e dua shumë dhe e ndjej të nevojshme që të sqaroj diçka. Unë dhe Kaitlynn kemi qenë miq të ngushtë për 6 vite dhe vazhdojmë të jemi. Ajo është një njeri i mrekullueshëm dhe një forcë pozitive në jetën time. Ne vendosëm që t’i jepnim fund lidhjes sonë dhe të mbanim të njëjtën dashamirësi për njëri-tjetrin”, pohoi Brody në postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale. Ky reagim i tij erdhi fill pas momentit kur i gjithë rrjeti shpertheu në komente negative pas fotove ku Kaitlynn dhe Miley putheshin në një jaht.
Pavarësisht reagimeve të ndryshme, vajzat kanë zgjedhur të ruajnë të njëjtin raport me njëra-tjetrën./revistawho.com