• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas kësaj fotoje të Xhemi Shehut, të gjithë do doni t’i prisni flokët me baluke

Baluket e prera gjatë këtij viti kanë qenë një nga trendet kryesore të modës. Të shumtë kanë qenë personazhet e ‘showbiz-it’ të huaj të cilët kanë eksperimentuar me ‘look-un’ e tyre si Rihanna, Kendall Jenner e shumë të tjerë.

Ndërsa së fundmi ka qenë moderatorja e njohur, Xhemi Shehu e cila ka vendosur të bëjë këtë ndryshim në pamjen e saj. Ajo ka publikuar pak më parë një foto së bashku me miken e saj, Arbanën, ku përveçse të qeshura, shfaqet edhe me baluke.

Fansat e kanë vënë re menjëherë këtë ndryshim të moderatores dhe kanë nxituar ta komplimentojnë në komente. Ashtu siç duket edhe nga foto, Xhemi duket edhe më tërheqëse se më parë me këtë ‘look’ të ri të sajin./revistawho.com