• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas kaq shumë problemesh, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin po përpiqen të rindërtojnë besimin e tyre

Pas një lidhje të gjatë Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë disa muaj më parë. Ndonëse ata janë shfaqur shumë të dashuruar, duket se faza e mjaltit për çiftin ka mbaruar.

Bieber ndodhet në gjendje të keqe emocionale dhe po lufton me depresionin. Kjo situatë e ka përkeqësuar marrëdhënien dhe besimin e tyre. Miqtë pranë dyshes janë shprehur se përtej këtyre problemeve, ata kanë nevojë për njëri-tjetrin dhe po përpiqen të rregullojnë çdo gjë mes tyre.

Hailey nuk ka ndërmend të heqë dorë nga këngëtari, pasi ajo e ka mbështetur partnerin e saj gjatë kësaj situate të vështirë për të.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Justin publikoi një status në ‘Instagram’ ku shprehej se po kalonte një periudhë të keqe dhe i kërkonte njerëzve të luteshin për të./revistawho.com

CLOSE
CLOSE