• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Pas kaq shumë kohësh u rrënqetha nga një këngë shqiptare”, Vesa Luma zbulon projektin e saj të preferuar

Disa javë më parë nisi edicioni i 20-të i “Kënga Magjike”.
Shumë emra të njohur të skenës janë bërë pjesë e këtij festivali dhe një ndër ta është edhe Lind Islami.
Ai është paraqitur me një këngë dedikuar dashurisë së nënës dhe reagimet kanë qenë tepër pozitive.
Edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka shprehur pëlqimin e saj për këngën e Lindit. Këtë gjë ajo e ka treguar me anë të një postimi në “Instastory”.
“Wow, rastësisht e pashë këtë këngë të shpërndarë në rrjete sociale, çfarë emocioni. Bravo @lindislami, pas kaq shumë kohësh u rrënqetha nga një këngë shqiptare”, shkruan ajo.
Kujtojmë se Vesa Luma së bashku me bashkëshortin, Big Bastën dhe djalin e tyre janë larguar drejt Australisë për të jetuar, por duket se këngëtarja nuk harron të dëgjojë dhe vlerësojë projektet e kolegëve të saj.