• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas futbollistit të Realit, Tayna rrëmben vëmendjen e ish të dashurit të Kylie Jenner

Reperja e njohur, Tayna, përveçse në Shqipëri ka filluar të bëjë zhurmë dhe nëpër botë. Suksesi i saj po tërheq vëmendjen e shumë yjeve të njohur botërorë të fushave të ndryshme. Futbollisti i Real Madrid, Vinicius, tashmë e ka treguar që është një fans i flaktë i këngëtares ku herë pas here e ka komplimentuar dhe publikisht. Kësaj rradhe është Tyga, ai i cili nuk i rezistoi dot Taynës. Tashmë ajo dhe reperi i njohur amerikan ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Në repertorin e tij numërohen disa hite ndërkombëtare, e gjithashtu është i njohur dhe shumë i përfolur për lidhjen e tij disavjeçare me miliarderen Kylie Jenner.