• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas fejesës së Jennifer Lopez, thyen heshtjen ish-bashkëshortja e Alex Rodriguez

Në 9 mars Jennifer Lopez mori propozimin më të bukur për fejesë nga partneri i saj Alex Rodriguez. Të gjithë u gëzuan shumë për çiftin dhe ishin kuriozë të dinin se çfarë mendon ish-bashkëshortja e Alex për këtë gjë. Cynthia Scurtis ka thyer heshtjen dhe ka treguar se si ndjehet për lajmin e fejesës së ish-partnerit. “Jam e lumtur për ta. Nuk kam koment tjetër”, – ka thënë ajo për “Radar Online”. Pavarësisht se u shpreh e kënaqur, fansat mendojnë se në të vërtetë ajo është e zemëruar dhe kjo mund të dallohet disi nga përgjigja e saj. Megjithatë kjo nuk vjen si surprizë, duke qenë se Cynthia ka pasur probleme të shumta me Alex vitet e fundit. Ata i dhanë fund martesës në vitin 2008 dhe kanë bashkë dy vajza, Natasha 13 vjeçe dhe Ella, 10. Pavarësisht se kanë kaluar 10 vite nga divorci i tyre, Cynthia dhe Alex kanë pasur mosmarrëveshje për jetën e re dhe mbështetjen financiare për fëmijët. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE