• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas famës në sezonin e parë të “Game of Thrones”, aktorja e njohur në gjendje kritike shëndetësore

Sot 33 vjeçe dhe e njohur në të gjithë botën, Emilia Klark realizoi ëndrrën e saj në vitin 2011, kur përfundoi xhirimi i sezonit të parë të Fronit të Shpatave, që më pas u kthye në një prej serialeve më të ndjekur. Ajo kishte rolin e protagonistes, Deneris Targarian, ose “Nëna e Dragonjve”. Por pikërisht kur po realizonte ëndrrën, ajo u godit nga një lloj hemorragjie cerebrale, shumë e rrezikshme e që ka marrë shumë jetë njerëzish. Aktorja u dërgua menjëherë për operim. Pas ndërhyrjes së parë, ajo pësoi afazi, një problem me të folurën që bënte të mos shqiptonte dot as emrin e saj. Emilia thotë se ishin çastet më të këqija të jetës, aq sa i vinte të dorëzohej plotësisht.

“Ishte një aneurizëm, shumë trauamatike. Infermierët silleshin shumë mirë. Më jepnin ilaçe që të mos kisha dhimbje e më bënin të qeshja gjithë kohës në spital”, thotë ajo. “Ndërsa mamaja u kthye në superheroinë. Bënte sikur i kuptonte gjërat që thosha kur isha me afazi, që të mos ndihesha keq”.

Emilia nuk ia hodhi me aq. Në vitin 2013 iu përsërit edhe në fazë më të keqe, aq sa nisi një gjakderdhje në tru që kërkonte operim të dytë dhe urgjent. Pas një procesi shërimi shumë të lodhshëm, Emilia Klark e mori veten dhe vazhdoi të jetë ylli i tetë sezoneve të një prej serialeve më të bukur./Top Channel