• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas Erës, zbulohet pamja e Norës për videoklipin e ri

Ditën e djeshme Era Istrefi publikoi në ‘Instagram-in’ e saj disa foto ku dukej totalisht ndryshe dhe sigurisht të gjithë menduan se videoklipi i ri po vjen. Në foto dukej vetëm ajo, por duke qenë se para pak kohësh Era kishte konfirmuar duetin me motrën e saj, fansat filluan të konfuzoheshin. Megjithatë, nuk ka kaluar shumë kohë dhe Valdrin Sahiti ka publikuar një foto të Nora Istrefit me një nga veshjet e tij. Nora kishte zgjedhur një stil klasik, fustan të gjatë e të hapur, flokë me onde dhe një tualet të thjeshtë. Nuk e dimë nëse do e shohim kështu në videoklip pasi ajo nuk ka dhënë asnjë detaj, kështu që jemi ende në pritje të një konfirmimi./revistawho.com