• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas dyshimeve të fansave, Selena Gomez konfirmon se kënga e re është për Justin Bieber

Ditën e djeshme Selena Gomez publikoi këngën e saj më të re “Lose you to love me”, për të cilën fansat u shprehën të bindur se ia ka dedikuar Justin Bieber. Në këngën e saj Selena i këndonte një dashurie të humbur, të cilën dikush e zëvendësoi brenda 2 muajsh. Në të vërtetë kështu ka ndodhur, sepse Justin nisi lidhjen me Hailey Baldwin 2 muaj pas ndarjes nga Selena. Madje këngëtarja e ka pranuar vetë publikisht se “Lose you to love me” lidhet me një histori personale dhe ka treguar se nuk mund të shkruante një këngë që nuk flet për jetën e saj reale. “E kam shkruar këtë këngë 1 vit më parë. Pa dyshim është një këngë shumë emocionuese për mua. Unë e kam bërë gjithmonë këtë gjë, kam ndarë me të tjerët historitë e mia. Nuk mund të jem jo origjinale. Nuk mund të pretendoj se nuk po kaloj diçka, kur është e dukshme se po përballem me të”, ka thënë Selena Gomez për “E! News”. Gjithashtu ajo është shprehur se shpreson shumë që fansat e saj, djem dhe vajza, të gjejnë veten në këtë këngë. Selena ka qenë e lidhur për disa vite me Justin Bieber dhe të dy kanë kaluar probleme, të cilat i çuan drejt ndarjes. /revistawho.com