• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas dy vitesh plot konflikte, Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve

Lufta e vazhdueshme mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve të tyre ka marrë fund.

Lajmi është bërë i ditur nga avokatja e aktores së njohur, e cila u shpreh: “Një marrëveshje kujdestarie është firmosur disa javë më parë dhe të dyja palët bashkë me gjykatësit kanë rënë dakort. Kjo marrëveshje është e bazuar në rekomandimet e profesionistëve për të arritur më të mirën për fëmijët, madje është shmangur edhe gjyqi. Detajet nuk do të zbulohen për të mbrojtur privatësinë e të vegjëlve”.

Kujtojmë se Brad dhe Jolie janë ndarë në 2016-ën pas 10 vitesh lidhje dashurie dhe 2 vitesh martesë. Ata kanë 3 fëmijë biologjikë dhe 3 të birësuar./revistawho.com

CLOSE
CLOSE