• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas disa vitesh të suksesshme si moderatore, Fatma Methasani largohet nga “InTV”?

Fatma Methasani ka vite që është pjesë e “InTV” dhe hapat e parë të karrierës i hodhi pikërisht aty. Ajo ka pasur fatin të drejtojë disa emisione mjaft të suksesshme që kishin si fokus rininë dhe më i fundit ka qenë “Fun Day”. Pavarësisht se ky rrugëtim në “InTV” ka qenë mjaft i bukur, duket se Fatma ka vendosur të largohet përfundimisht nga ky televizion. Burime për “Iconstyle.al” kanë konfirmuar këtë lajm dhe sipas tyre Fatma e ka përfunduar kontratën me “InTV” që në muajin qershor. Drejtuesit e televizionit i kanë kërkuar që ajo të rinovojë kontratën, por mësohet se Fatma nuk ka pranuar. Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga vetë Methasani, prandaj pritet të shohim nëse në të ardhmen ajo do të shfaqet në një tjetër ekran. Kujtojmë se Fatma e ka nisur punën në televizion në një moshë të hershme si asistente në emisione të ndryshme, por vetëm në 2015-tën ajo mundi të shfaqej si moderatore e re në televizionin “MAD”, “InTV” i sotëm. /revistawho.com