• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas deklaratës që shkaktoi zhurmë, reagon Ledri Vula: Nuk ofendova reperet

Pak ditë më parë reperi Ledri Vula ishte i ftuar në programin ‘NIN’. Ai foli për karrierën dhe jetën private pa doreza, por një nga fjalitë e tij mori shumë vëmendje. Reperi dha një deklaratë që hapi shumë diskutime për kolegët e rinj që i janë shtuar tregut muzikor. “Kur e ke mendjen tek fama dhe lekët, produkti del gabim”,-u shpreh ai.

Pas intervistës shumë persona e interpretuan deklaratën si një ‘grricje’ me reperet që i janë shtuar tregut muzikor. Vetëm pak minuta më parë më në fund, vetë Ledri ka sqaruar gjithë tymnajën që krijoi fjalia e thënë prej tij. “Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Po të mos mendoja se femrat bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Më bezdis që edhe femrat e kanë marrë atë zakon të keq të përdorimit të sharjeve siç bëjmë ne. E di që mund të bëjnë repertura shumë më të mira pa pasur nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët edhe familjet tona, prandaj po e them këtë gjë. Ju që po ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia pastaj gjykoni”,-shkruan reperi.

Siç edhe vetë Ledri ka shpjeguar, deklarata e tij nuk lidhej aspak me gjithë zhurmën e krijuar, por vetëm me fjalorin e papërshtatshëm që rëndom gjen përdorim në hitet e reperëve. /revistawho.com