• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas daljes për herë të parë pas lindjes, fansat kapin këtë detaj tek dora e Meghan Markle

Mëngjesim e sotëm dukesha e Sussex, ka dalë për herë të parë në publik pas ardhjes në jetë të djalit të saj 1-muajsh tashmë, Archie. Në pallatin mbretëror, ditën e sotme u organizua ceremonia e trupave militare ‘Trooping The Colour’, që feston ditëlindjen e mbretëreshës, traditë kjo e ushtrisë britanike që prej shekullit të 17-të. Meghan Markle arriti të ishte prezente në këtë ceremoni, ku nuk mungonte asnjë pjesëtar i familjes mbretërore, ndonëse 37-vjeçarja ndodhet ende me lejen e maternitetit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ‘look-u’ i Markle, i cili përbëhej nga një fustan dhe pallto ngjyrë blu marinë, të dizenjuar nga Clare Waight Keller tek ‘Givenchy’. Fansat e dukeshës vunë re se ajo kishte vendosur një unazë të re në dorën e saj, së bashku me unazën e fejesës dhe martesës. Të shumtë kanë qenë ata që kanë spekuluar se ky aksesor i ri është një dhuratë nga Princ Harry, kur ajo solli në jetë djalin e tyre të parë, ndërsa të tjerë kanë pohuar se është një unazë e mbushur me diamante për të treguar dashurinë e tyre të përjetshme.

Kujtojmë se në 6 maj Princ Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër për herë të parë me një djalë, fotot e të cilit bënë xhiron e rrjetit./revistawho.com