Endrit Mërtiri tashmë është kthyer në një nga emrat më të lakuar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, pasi ka bashkëpunuar në disa projekte me brand-et e njohura botërore ndër to edhe “Dolce&Gabbana”. Dita e djeshme ka shënuar për fotografin shqiptar një nga ditët më të suksesshme të karrierës së tij pasi kompania e famshme turke “Tarik Ediz”, pas bashkëpunimit me stafin e “Victoria’s Secret”, fotografin Russel James dhe modelen Sara Sampaio, ka zgjedhur për koleksionin e ri Endritin. Endriti ka dashur që ekipi i tij të jetë krejtësisht shqiptar dhe ka kërkuar që të marrë make up artiste, modelet, videographer nga Shqipëria. Me anë të një postimi në Facebook, Endriti ka shprehur lumturinë që “Tarik Ediz” ka zgjedhur atë për koleksionin e ri dhe falenderon grimieren Suela Cangu, Alban Ramosaj, Artemis Hajdini dhe modelet Dorina Gegiçi, Diana Avdiu, Megi Luka dhe Alesia Noka për punën e mrekullueshme. Ne jemi krenar për arritjet e Endritit, përmes të cilave po promovon edhe njerëz të tjerë të talentuar nga Shqipëria./revistawho.com