• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas Barbadosit, Marina dhe Getoari zgjedhin këtë vend përrallor për të shijuar pushimet e tyre

Një nga dyshet më të dashura të ekranit shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, kanë lënë pas angazhimet e tyre profesionale për të pushuar dhe për të shijuar rrezet e forta të diellit në këto ditë të nxehta vere. Së fundmi ata ishin në ishullin e Barbados, nga ku nuk hezituan të publikojnë pamje të ndryshme të bukurive natyrore që ofron ky vend.

Por ky nuk ka qenë destinacioni i fundit i tyre. Dyshja ka udhëtuar drejt Antigua, një vend që njihet për plazhet ekzotike dhe temperaturat e larta gjatë këtyre muajve. Ka qenë Marina ajo e cila e ka zbuluar këtë zgjedhje të radhës së çiftit, duke publikuar një foto në ‘Instastory’, ku duket se është duke shijuar një koktejl të ftohtë.

Ndërkohë Getoari ka zgjedhur të publikojë shumë pak momente, megjithatë duket se ka ditur të ruajë kujtimet më të veçanta krah partneres së tij. Siç duket dhe nga fotot e publikuara dyshja është duke kaluar një nga periudhat më të bukura duke u relaksuar pranë njëri-tjetrit.

Kujtojmë se pak para se çifti të gjendej pranë detit, ndodheshin në Londër për të shijuar disa ditë ndryshe nga ato që ofron vera dhe temperaturat e larta të saj./revistawho.com