• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ardhjes në jetë të vajzës kanë lindur xhelozitë, Xhensila zbulon me një video “problemet” mes saj dhe Besit

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër disa muaj më parë me një vajzë të quajtur, Ajka. Dyshja ka zgjedhur që mos ta publikoje pamjen e vogëlushes, duke e lënë larg rrjeteve sociale.

Së fundmi Xhensila ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, një nga “shqetësimet” e çiftit fill pas lindjes së vajzës.

“Që pas lindjes së vajzës, ky djali këtu që duket i gëzuar, me humor, është bërë shumë xheloz edhe më thotë që ke filluar të mos më duash siç më ke dashur më përpara, ma ka marrë dashurinë Ajka, por unë i them që nuk e dua dot më pak”, ka pohuar këngëtarja gjatë videove që ka publikuar në ‘Instastory’.

Në video Myrtezaj dhe Kallaku duken të qeshur dhe duke shijuar kohën e lirë së bashku me njëri-tjetrin nën tingujt e muzikës në makinë.

Kujtojmë se tashmë Xhensila i është rikthyer koncerteve që pas shkëputjes në periudhën e shtatzënisë, ndërsa Besi që prej shtatorit është një nga moderatorët e ‘B.E Coffe’ në ‘E diela Shqiptare’ në ekranin e ‘Tv Klan’./revistawho.com