• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ardhjes në jetë të Efehan, Almeda Abazi rrëfen vështirësitë e lindjes

Almeda Abazi dhe partneri i saj turk, Tolgahan Sayisman u bënë prindër disa muaj më parë me një djalë të quajtur, Efehan. Dyshja nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit momente të ndryshme pranë të voglit të tyre, duke shprehur emocionet e veçanta dhe duke treguar se po jetojnë periudhën më të ëmbël të jetës së tyre. Përveç këtyre momenteve, bukuroshja shqiptare ka zbuluar së fundmi për revistën turke, ‘Magazine D’, vështirësitë që ka kaluar gjatë procesit të lindjes, i cili ka zgjatur jo pak, por 15 orë.

“Nëna më këshilloi të bëj lindje natyrale, sepse kështu do të përjetoja ndjesinë e të bërit nënë. Kështu që, djalin e solla pa marrë injeksione, por gjithë procedura zgjati rreth 15 orë dhe ishte shumë e vështirë”, është shprehur Abazi gjatë intervistës për revistën turke.

Pavarësisht këtij momenti jo pak të vështirë, bukuroshja shqiptare gëzon tashmë shëndet të plotë me të voglin e saj dhe publikon shpesh herë foto ku duket se Efehan rritet dita ditës./revistawho.com