Jehona Sopi ka qenë mjaft aktive disa vite më parë në muzikë dhe ajo nuk mungonte asnjëherë as në festivalet më të rëndësishme në vend. Por prej gati 4 vitesh ajo nuk ka publikuar asnjë projekt të ri muzikor, duke qëndruar e tërhequr edhe nga jeta publike. Megjithatë duket se Jehona ka vendosur të rikthehet sërish si më parë në muzikë dhe shumë shpejt do të kemi mundësinë të dëgjojmë një këngë të re prej saj. “Prive.al” ka mësuar se Jehona është gati të rikthehet me një projekt të punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, e se këto ditë do të nisë xhirimet e videoklipit. Kjo nuk është hera e parë që Jehona bashkëpunon me Armendin dhe Aidën, ndaj kjo këngë pritet të rikthehet menjëherë në hit. Kujtojmë se kënga e fundit e Jehonës ka qenë një ripunim i orgjinalit “Caje Sukarije” në bashkëpunim me Esma Redzepova. /revistawho.com