• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas 2 vitesh u publikua episodi i parë i sezonit final të ‘Game Of Thrones’, por a ja vlejti pritja?

Seriali më i famshëm në botë, prodhim i gjigandit Amerikan ‘HBO’, ka risjellë mbrëmjen e kaluar episodin e parë të sezonit të tetë dhe final të ‘Game Of Thrones’. Pritja e fansave për këtë episod ka zgjatur 2 vjet dhe duket se pas kësaj kohe të gjatë, pritshmëritë nuk kanë qenë ashtu siç fansat shpresonin.

Në rrjetet sociale janë publikuar reagime nga më të ndryshme, në të cilat është shkruar se episodi i ri kishte një mungesë të ngjarjeve emocionuese, ndërkohë që të tjerë kanë pohuar se e kanë adhuruar episodin e ri.

Ndonëse shumë persona mbetën të zhgënjyer, ata vazhdojnë të jenë në pritje se çfarë do të sjellin episodet e radhës.

Kujtojmë se ‘Game Of Thrones’ është një nga serialet më të ndjekur në mbarë botën dhe numëron miliona klikime që prej sezonit të tij të parë./revistawho.com