• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas 16 vitesh në skenën shqiptare, Ermali ka disa fjalë speciale: Ju jam borxhli

Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të dashur të skenës shqiptare dhe kjo për shkak të projekteve të ndryshme muzikore që ai ka sjellë ndër vite për të gjithë fansat e tij. Pas 16 vitesh karrierë në skenën shqiptare, këngëtari ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë mbështetësit e tij me anë të një postimi në ‘Instagram’.

“Dua të falënderoj të gjithë publikun shqiptar kudo që jeni për përkrahjen që më keni dhënë këto 16 vite. Ju jam borxhli gjithë jetën që të mundohem t’iu sjell këngë dhe risi. Pa ju asgjë nuk do ishte e mundur. Ju njoftoj se brenda pak ditëve do të vijë një super bashkëpunim. Me shumë dashuri dhe respekt, i juaji Ermal Fejzullahu’, ka shkruar 30-vjeçari bashkangjitur fotos së tij në rrjetet sociale, duke zbuluar dhe projektin e tij të radhës, i cili pritet të jetë një tjetër bashkëpunim.

Padyshim që fansat nuk kanë ngurruar t’i tregojnë dashamirësinë dhe vlerësimin e tyre për këngët që Ermali ka sjellë ndër vite edhe në këtë postim. Kujtojmë se aktualisht Fejzullahu është duke përjetuar një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi shumë shpejt pritet të bëhet baba për herë të katërt me një vajzë./revistawho.com