• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Partnerja e Cristiano Ronaldos zbulon si nisi çdo gjë: Ishte dashuri me shikim të parë

Në media, prej disa kohësh tashmë qarkullon lajmi se Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez janë në pritje të fëmijës së tyre të pestë. Këto lajme janë mohuar nga Georgina, pasi ajo është shprehur se ende nuk ka marrë veten nga shtatzënia e saj e fundit. Edhe pse lidhja e tyre ka përparuar shumë, Georgina vazhdon të kujtojë momentet e para të njohjes. Ajo ka zbuluar për ‘Elle’ se dyshja janë njohur në ambientet e punës të Georginës, në kohën kur punonte si asistente shitjeje në dyqanin ‘Gucci’ në Madrid. “U njohëm fillimisht kur punoja si asistente shitjeje. Më pas, u takuam në një tjetër event të njohur. Aty mundëm të bisedonim në një ambient më të qetë, larg punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”, është shprehur modelja. Georgina dhe Cristiano kanë një vajzë 1-vjeçare, por ato jetojnë bashkë me 2 binjakët dhe djalin 8-vjeçar të futbollistit./revistawho.com