• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Partneri i Dua Lipës krenar për këngëtaren shqiptare: Kjo është e dashura ime…

Të bëhen pjesë e një prej revistave më prestigjioze, sigurisht që është një arritje e madhe për personazhet e njohur. Dua Lipa ja arriti të jetë në kopertinën e revistës ‘Vogue’ për muajin janar 2019-të. Këngëtarja pak kohë më parë u shpreh se kjo kishte qenë ëndrra e saj më e madhe dhe nuk mund ta besonte që ishte bërë realitet. Revista ‘Vogue’ e vlerëson për të gjithë suksesin që ka korrur gjatë kësaj kohe dhe për këtë arsye ka vendosur që Dua të jetë personazhi kryesor i saj për fillimin e vitit të ri.

Kjo ka bërë krenarë edhe të gjithë njerëzit që janë rrotull saj, sidomos të dashurin, Isaac Carew. Isaac ka publikuar një video në ‘Instastory’ në të cilën tregon se ka shkuar në një dyqan gazetash për të blerë pothuajse të gjithë raftin me revistat e Duas. “Kjo është e dashura ime kështu që jam duke marrë të gjithë raftin…pothuajse”, – ka shkruar ai bashkangjitur videos.

Përderisa ka një njeri kaq të suksesshëm përkrah, Isaac duhet të ndihet më shumë se krenar. /revistawho.com