• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Partneri i dhuron lule për 6-vjetorin e martesës, modelja e njohur i kthehet ‘keq’: Çfarë dreqin të bëj me këto?

Këngëtari John Legend dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen ditën e djeshme kanë festuan 6-vjetorin e martesës së tyre në Paris.
Modelja ka postuar një foto të të dyve ku ajo duket e mërzitur ndërsa këngëtari i menduar e një pjesë të fotos e zënë lulet që John i ka dhuruar. Por ajo ka një koment dhe për këtë dhuratë. “E çfarë dreqin mund të bëj unë me këto tani?, shkruan modelja referuar luleve.
Chrissy njihet për sinqeritetin e saj të tepërt dhe se thotë gjithmonë atë që mendon, por pavarsisht këtij fakti, fotoja duket qartë se është e inskenuar nga të dy dhe në 6 vjetorin e tyre vazhdojnë të jenë gazmorë, sportivë e shumë të dashuruar.
Kujtojmë se çifti ka 2 fëmijë nga martesa e tyre, Lunën dhe Miles.