Era Istrefi është një nga këngëtaret më të suksesshme vitet e fundit. Pas performancës së bujshme në “Botëror 2018”, ajo do të jetë sërish pjesëmarrëse në një event futbollistik. Bëhet fjalë për finalen e futbollit të femrave, që do të zhvillohet më 7 qershor deri në 7 korrik 2019 në Paris të Francës.
Mesa duket pas gjithë sukseseve të njëpasnjëshme, Era ka zgjedhur të vijë me një projekt të ri, pamjet e të cilit i ka publikuar në ‘Instagram’.
Ajo ndau me ndjekësit, disa video ku shihej e rregulluar deri në detaje dhe në foton që publikoi më pas, vendosi mbishkrimin: “Gjejeni se për çfarë është ky ‘look’ ”.
Nuk dihet nëse bukuroshja do të vijë me një projekt të ri muzikor apo një set fotografik profesional, por deri në publikimin e tyre neve na duhet të presim për ta zbuluar./revistawho.com