• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pallati mbretëror i zemëruar me Meghan Markle, merr vendimin e papritur ndaj saj

Dukesha Meghan Markle që nga dita e parë kur u bë pjesë e familjes mbretërore ka thyer shumë rregulla të protokollit. Meghan organizoi një “baby shower” gjatë shtatzënisë dhe lindja e djalit u njoftua në ‘Instagram’, diçka që është e ndaluar sipas rregullave të pallatit mbretëror. Për këtë arsye ajo është akuzuar se po drejton vetë makinën e publicitetit dhe për mosbindjen ndaj pallatit mbretëror që nga dita kur është bërë pjesë e tij. Biografia Angela Levin ka thënë se Meghan është e zgjuar dhe e bukur dhe këto cilësi ja ka treguar gjithë botës, edhe pse ka zemëruar të gjithë antarët e mbretërisë. Më tej Angela ka zbuluar se pallati mbretëror ka vendosur të reagojë ndaj veprimeve të Meghan dhe tashmë do të kontrollojë çdo aktivitet të saj. Dukesha është bërë çdo ditë pjesë e mediave për shkak të thyerjes së rregullave të protokollit dhe ka humbur një pjesë të madhe të stafit të saj, duke përfshirë edhe këshilluesin për mediat. /revistawho.com

Burimi: Express.co.uk